Trajneri i ekipit olimpik të xhudos, Driton Kukan në festën e pritjes në Pejë ka dhënë një fjalim të shkurtë duke i falënderuar qytetin e vendlindjes.
Ndër të tjera ai ka falënderuar edhe suksesin e Majlinda Kelmendit e cila hapi dyert e medaljeve të arta dhe ai japi motiv xhudistëve kosovarë që të synojnë sa më shumë.
“Pas asaj të parës që ka qenë Majlinda, ka hapur dyert në shumë dimensione ato politike dhe sportive”.
Po ashtu është ndier i befasuar nga fitorja e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në “Tokyo 2020”.
“Disi [Distria Krasniqi] dhe Nora më kanë befasuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Driton Kuka, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Kosova ka tri medalje të arta në Lojëra Olimpike, një në ‘’Rio 2016’’ nga Majlinda Kelmendi dhe dy nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në “Tokyo 2020”.
Të tri këto medalje erdhën në krye me trajnerin Driton Kuka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.