×
  • Lajme
  • Botë

    Oficeri theret për vdekje me thikë jashtë Pentagonit, një i dyshuar vdiq pasi u qëllua nga forcat e rendit

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 22:15

    Një oficer vdiq pasi u ther me thikë të martën gjatë një shpërthimi dhune në një stacion tranzit jashtë Pentagonit, dhe një i dyshuar u qëllua nga forcat e rendit dhe vdiq në vendngjarje, thanë zyrtarët.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pentagoni, selia e ushtrisë amerikane, u vendos përkohësisht në mbyllje pasi të shtënat me armë u shkrepën të martën në mëngjes pranë hyrjes së ndërtesës; një oficer policie i Pentagonit i cili u ther me thikë, vdiq më vonë, sipas zyrtarëve që nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen dhe folën për AP-në në kushte anonimiteti.

    Më shumë detaje rreth dhunës priteshin në një konferencë shtypi të Pentagonit.

    Lidhja midis të shtënave dhe therjes me thikë të oficerit ende nuk është bërë e ditur. Autoritetet nuk dhanë menjëherë detaje dhe nuk folën për sekuencën e ngjarjeve.

    Incidenti ndodhi në një platformë të autobusëve Metro që është pjesë e Qendrës Tranzite të Pentagonit dhe pak hapa nga Pentagoni, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Forcave të Mbrojtje së Pentagonit. Objekti është vetëm disa hapa nga ndërtesa e Pentagonit, që gjendet në Qarkun Arlington, Virxhinia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!