Pjesë kockore dhe gjësende që u takonin dy ushtarëve gjermanë të vrarë që nga Lufta e Dytë Botërore u gjetën në fshatin Popovë të Podujevës.
Gërmimet u bënë nga institucionet vendore dhe ato gjermane në pronën e familjes Rexha.
Pas gjetjes së ushtarëve në fjalë janë varrosur në vendin e tyre, kurse në oborrin e shtëpisë së moçme të këtij fisi qëndron kryqi përkujtimor me përshkrimin në shqip dhe gjermanisht “Këtu kanë pushuar dy ushtarë gjermanë nga 1944 deri më 2021”.
Sylejman Rexha ka rrëfyer se si fisi i tyre, më saktësisht gjyshi dhe babai i tij që të dy tashmë të ndjerë, kishin varrosur dy ushtarët që u vranë në dyluftim me partizanët para 77 vjetëve.
Për krejt këto dekada familja nga Popova vendndodhjen e varrit të gjermanëve e kishin mbajtur sekret përderisa për këtë veprim Gjermania e dekoroi Sylejman Rexhën me mirënjohje si dhe “Kryqin e argjend të nderit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.