Atalanta vendosi të mos e blejë Mattia Caldara, të cilin Milani e kishte marrë me shpresën se do të bëhej një mbrojtës i madh.
Dëmtimet e penalizuan qendërmbrojtësin, i cili nuk e gjeti dot veten as pasi u kthye në Bergamo.
Në këto kushte Atalanta e la të lirë dhe Milani duhet ta sistemonte diku tjetër, pasi në ekipin aktual për të nuk do të kishte sërish hapësira.
Venezia është vënë në lëvizje dhe e ka bindur lojtarin dhe Milanin që ta huazonin Caldara.
Mbrojtësi do të mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm dhe kjo është mjaft e rëndësishme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.