×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditën e dasmës u vranë krushqit dhe nuset, historia e vërtetë e një fshati në Ferizaj

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 9:44

    Disa kilometra larg qytetit të Ferizajt, ndodhet njëri nga fshatrat më të thella malore.


    Bëhet fjalë për fshatin Pleshinë, i cili është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse.

    Por, ajo se çfarë e bën të veçantë e të padëgjuar më parë, janë emërtimet e zonave, bazuar në histori të vërteta.

    Njëra nga historitë e ndodhura në këtë fshat është ajo e “Varreve të krushqve”.

    Rexhep Hoxha, banor i këtij fshati, ka rrëfyer se si në ditën e dasmës janë vrarë krushqit ndërmjet vete, por edhe nuset!

    Ai rrëfen se si i kanë parë pjesët e trupit të tyre. Sigurisht se, ai këtë histori e konsideron të dhimbshme.

    Ndryshe, ky fshat paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, të periudhave të ndryshme historike dhe ka një popullsi të dendur./ATV

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!