Policia e Rajonit të Gjakovës ka dhënë detaje rreth incidentit në Spitalin e Gjakovës, ku një punëtor i sigurimit është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë për Reporteri.net se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht sigurimin, duke e goditur me grushte dhe nga qafa ia kanë marrë një qafore ari në vlerë prej 1 mijë e 800 euro, si dhe ia kanë thyer telefonin iPhone 11.
“Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit ne spitalin rajonal kishte pranuar tretman mjekësor një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore gjate një përleshje ne diskotekën ‘Hangover'” .
“Me pas tre persona te panjohur kishte shkuar ne spital për ta vizituar personin qe kishte kërkuar tretman mjekësor. Tek porta hyrëse e spitalit personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit, dhe të njejtit e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë prej 1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin Iphone 11, dhe me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten te pa identifikuar. Hetimet e rastit janë në vijimësi”, ka deklaruar Xhurkaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.