Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se më 31 korrik të këtij viti, rreth orës 16:55, policia e nën stacionit policor Sreck, në një pikë kontrolli ka ndaluar një automjet me targa vendore, lidhur me një informatë se vozitësi i cili drejtonte automjetin dyshohet se e kishte vrarë një kafshë (dhi e egër) mbi fshatin Mushnikov.
Me të ndalur këtë veturë policia kishte kërkuar nga i vozitësi që ta hap bagazhin e veturës, por që i njëjti vrullshëm ishte dal nga vetura dhe larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.
Sipas policisë, gjatë hetimit të rastit, në rrugë operativo-hetimore, ka identifikuar të dyshuarin e këtij rasti Dz A i datëlindjes 1959, dhe nga informatat e mbledhura i dyshuari posedonte armë.
Më datë 03 gusht 2021 te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar cilësinë e provave material: Një pushkë përsëritëse nr serik M 99428, një pushkë gjuetie nr serik 145388, 23 fishek te kalibrit te panjohur, një thike me tehe 15 cm cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje”, njofton policia.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit për Krime të Rënda rasti rekomandohet në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.