×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia ofron mbështetje për Kosovën për anëtarësimin në NATO e BE

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 14:40

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.


    Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehi mirënjohjen ambasadores Benedejcic për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve sllovenë në kuadër të NALT-it.

    Gjithashtu, ai e njoftoi edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet strategjike për të ardhmen.

    Nga ana e saj, ambasadorja Benedejcic shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe ofrimin e përvojës së tyre për proceset integruese në NATO dhe BE.

    Në fund, të dy u pajtuan që bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve, për veç fushave tjera, të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!