Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.G për shkak të prezantimit të rremë si person zyrtar, në mënyrë që të përfitonte para nga një familje.
Bëhet e ditur se me datë 30.07.2021 i pandehuri S.G. në Hib Petrol në Prishtinë i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij.
Fillimisht përmes messengerit ka kontaktuar vëllanë e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ia prezantuar në shpejtësi një ID kartelë të falsifikuar dhe duke i thënë së është i gatshëm t’ia gjejë vëllanë. Për këtë ai ka kërkuar që komunikimi mes tyre të bëhet përmes emalit.
Pas disa ditësh, i dyshuari i ka thënë se e ka kuptuar që vëllai i të dëmtuarit V.R. gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe se për ta nxjerrë nga aty i nevojiten 3000 – 4000 euro, duke lënë vendtakim për t’i marrë paratë, dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës.