×
  • Lajme
  • Lajme

    6 të arrestuar në Ferizaj, shkak shkrepja e armëve në ahengje familjare

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 17:05

    Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar disa persona pasi kanë shtënë me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme familjare.


    Nga data 26.07 deri më 03.08 në 6 raste të ndara: 2 në Ferizaj , 3 në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime janë kapur nga policia.

    Personave të dyshuar pas intervistimit i janë iniciuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës’’, ndërsa të dyshuarve i janë konfiskuar armët dhe municioni, njofton Klankosova.tv.

    Në dy rastet e tjera në Ferizaj i janë iniciuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” pasi që në njërin nga rastet nga plumbi i shkrepur është dëmtuar automjeti i një qytetarit, ndërsa në rastin tjetër një plumb ka rënë në terrasen e shtëpisë së një qytetari.

    Të 6 rastet janë duke u hetuar edhe më tej nga policia.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit gjatë ahengjeve familjare dhe të mos lejohet që gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse ç’do shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut dhe se, ç’do plumb i shkrepur, godet një cak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!