×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryeministri Bislimi: Vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 18:46

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është vaksinuar dhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të vaksinohen, pasi që sipas tij, vaksinat janë rrugëtimi drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore.


    “ Unë e morra dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot dhe jam shumë falënderues ndaj stafit shëndetësor për mundësinë e zgjedhjes si dhe për punën e tyre të palodhshme në luftimin e pandemisë Covid-19. Unë zgjodha AstraZenecan sepse është po aq efektive sa edhe Pfizer”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Kujtojmë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 300 raste të reja të COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!