×
  • Lajme
  • Shqipëria

    99 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 20:22

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipwrisw ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3,599 testime, nga të cilat 99 persona kanë rezultuar pozitivë.


    Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 23 persona.

    Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 133,310 raste, prej tyre 130,314 janë shëruar, 539 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2,457 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!