Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për moratorium rreth administrimit të një doze shtesë të vaksinave kundër COVID-19 të paktën deri në fund të shtatorit.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se veprimi ka për synim që së paku 10 për qind e popullatave në secilin vend të mund të vaksinohen.
Thirrja për ndaljen e dozave të treta është më e vendosura deri më tani nga agjencia shëndetësore e OBSH-së, teksa hendeku në vaksinim midis vendeve të varfra dhe atyre të pasura po thellohet.
Vendet me të ardhura të larta kanë administruar rreth 50 doza për çdo 100 banor në maj, ndërsa kjo shifër është dyfishuar muajve të fundit.
Ndërkaq në vendet me të ardhura më të ulëta kanë arritur që të administrojnë vetëm 1.5 doza për çdo 100 banorë, shkaku i mungesës në furnizime.
Deri më tani, disa shtete veçse e kanë nisur procesin e administrimit të dozave të treta, si përforcim për reagimin imunitar ndaj virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.