×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Bajgorë, vetura bie në humnerë

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 20:30

    Policia e Kosovës është deklaruar për vetëaksidentin në fshatin Bajgorë të Podujevës.


    Si pasojë e kësaj, tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident“, ka thënë Policia.

    Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!