Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, ka zyrtarizuar disi kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të komunës së Prishtinës.
Azemi po ashtu njoftoi se gati në përfundim është edhe lista e kandidatëve për këshilltar komunal të Prishtinës.
Sipas tij, programi zgjedhor i këtij subjekti politik do të publikohet në ditët në vazhdim.
Azemi për Klan Kosovën tregoi se në këtë program do të paraqiten problemet që shqetësojnë prishtinasit nëpër lagjet përkatëse ku banojnë dhe zgjidhja që do të ofrojë Vetëvendosje për hallet e tyre, si dhe do të ofrojë afat kohor për realizimin e projektit përkatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.