Një person ka humbur jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në rrugën Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje. Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta përshkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tregoi Hashani.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Nga raportet që na i kanë dërgu nga spitali fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.