×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e godet motoçiklistin në Pejë

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 11:05

    Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, paraditen e sotme, rreth orës 10:00, përball stacionit policor, në Pejë.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirumuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduari është drejtuesi i motoçikletes.

    “Po, para rreth një ore, para orës 10:00, ka ndodhë një aksident trafiku, përball stacionit të policisë në Pejë. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Ngasësi i motoçikletës është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

     

    Gashi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, për të zbardhur shkakun e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!