Deputeti i LDK-së dhe ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas rritjeve të rasteve me koronavirus.
Zemaj ka kërkuar që të ndërmirren masa në menaxhim më të mirë të situatës me pandeminë.
“Kryeministër, pandemia nuk është lojë. Virusi ishte dhe është në mesin tonë, ndaj tento të punosh. Veç një herë në jetën tënde vendos dhe tento të punosh. Tento, mos u frikëso. Deklaratat pa punë janë veç fjalë të thata e të pamatura si dhe kanë kosto për qytetarët. Sipas Kurtit, virusi vetvetiu do të duhej të hiqej pas 14 shkurtit, por ja që nuk ndodhi. Ai kishte deklaruar e ishte lavdëruar se pandeminë e mundi, mirëpo dje, nga 9 raste i kemi 221 raste të reja me Covid 19, përkthyer ndryshe është një rritje prej afërsisht 2,500%.
Kryeminister , aman përvjeli mëngët, e jo “mindilin”, se nuk bën, nuk funksionon, besom. Me “mindilin” tënd mundesh veç të qash me lot, se me menaxhu pandeminë e ke të kotë. Nuk menaxhohet pandemia me retorikë boshe. Mos të harroj që ta kujtoj se as 10% të qytetarëve nuk i ke të vaksinuar!
Shtatori po vjen!”, shkruan Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.