×
  • Lajme
  • Shqipëria

    29-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë në Tiranë

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 11:14

    Një 29-vjeçar me iniciale A.M. në Tiranë ka tentuar të vetëdigjet paraditen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur tek ish-Nisharaku, ku i riu në kushte rënduara psikologjike është përpjekur t’i vënë flakën vetes me benzinë.


    Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të hetuar shkaqet.

    “Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!