Autor: Egzona Krasniqi
Partia Demokratike e Kosovës sot nga ora 16:00 pritet që të zgjedhë kryesinë e re në një mbledhje të Këshillit Drejtues.
Një nga emrat që do të bëhet pjesë e Kryesisë është edhe Uran Ismaili.
Sipas burimeve të Gazetës Online “Reporteri.net”, Ismaili pritet të lë pozitën e deputetit nëse sot zgjedhet anëtar i Kryesisë së re të partisë.
Kjo heqje dorë e Ismailit nga mandati i deputetit siç duket vije pasi që i pari i partisë, Memli Krasniqi, e bëri të ditur në ditën kur u zgjodh kryetar se nuk mund të jetë një zyrtar partie edhe anëtar i Kryesisë edhe deputet, njëkohësisht.
Por tjetër arsye mund të jetë edhe se Ismaili është kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, dhe i duhet të fokusohet plotësisht në garën për kryeqytetin.
Ismaili nuk do ta ketë aspak lehtë në këtë garë, pasi rivalë pritet të ketë Arben Vitinë nga Lëvizja Vetëvendosje (ende nuk është zyrtare kandidatura e tij), dhe Përparim Ramën nga LDK-ja, Daut Haradinaj nga AAK-ja e Selim Pacolli nga AKR-ja. /Reporteri.net/.
PDK në pritje të përgjigjes së Dardan Sejdiut
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.