Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim dhe padisë në gjykatën franceze ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Në reagim, ambasada thekson se mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit.
“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, thuhet në reagim.
Sali Berisha njoftoi sot se avokati i tij francez ka depozituar padi për shpifje ndaj Blinken në gjykatën franceze si dhe ftoi atë të fundit të dërgojë provat që ka kundër tij.
Berisha u shpreh se qëndrimi i Kim në PD ishte i pavend, duke e quajtur më skandalozen në 30 vitet e lëna pas për një diplomat të huaj në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.