Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka refuzuar të jetë pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Kryetari ynë Memli Krasniqi na ka thënë se do ta sjellë Dardan Sejdiun në parti. Por nuk e di tash nëse ky i fundit do ta pranojë ofertën apo jo”, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online ‘Reporteri.net’.
Por me publikimin e emrave të përbërjes së Kryesisë së re të PDK-së, duket se Sejdiu ka refuzuar ftesën e Krasniqit për t’iu bashkuar partisë së tij, pasi që në mesin e anëtarëve të rinj, nuk ishte edhe emri i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.
Reporteri ka provuar që të kontaktojë me Sejdiun, për të marrë vesh arsyet e refuzimit të tij, por që ka qenë i paqasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.
Ndryshe, PDK ka zgjedhur sot Kryesinë e re të dalur nga zgjedhjet e korrikut ku kryetar u zgjodh Memli Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
Nënkryetarë të partisë u zgjodhën Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.
Ndërkaq, anëtarë të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.