×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Messi nuk do të vazhdojë te Barcelona

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 20:00

    Leo Messi nuk do të luajë më ndeshje me fanellën e klubit të futbollit Barcelona. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra nga klubi, nuk ka qenë e mundur të arrihet një marrëveshje për ta bërë vazhdimësinë e argjentinasit në entitetin katalanas.


    Kapiteni i katalunasve nuk do të mbetet në klubin e tij të zemrës, edhe pse kishte një marrëveshje mes palëve.

    Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Deri tek kjo ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.

    “Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle)”.

    “Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht”.

    “FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!