Një 33 vjeçar nga Kosova është mbytur sot në plazhin e madh në Ulqin të Malit të Zi.
Mediat malazeze raportojnë se viktima është nga Kosova, dhe mosha e tij është 33 vjeç, transmeton Telegrafi.
“Një viktimë e re shkaku i rrymave të forta në Plazhën e Madhe, e treta në vetëm një javë. Një qytetar i Kosovës i lindur në vitin 1988 u mbyt. Flamujt e kuq u shfaqën në të gjithë Plazhën e Madhe të enjten, duke paralajmëruar mysafirët se noti në det është i rrezikshëm”, raporton mediumi Ul-info.
Ndryshe, edhe në plazhin e Shëngjinit sot disa persona ishin afër mbytjes, ku pushuesit tjerë u bashkuan dhe iu dolën në ndihmë personave që ishin në rrezik për të humbur jetën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.