×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina arrin fitore të madhe në Conference League, 90 minuta larg finales

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 22:05

    Prishtina vazhdon të ëndërrojë në Europa Conference League.


    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Europa Conference League, duke e mundur 2-1 skuadrën e Bodo/Glimt në “Fadil Vokrri”.

    Dy gola u shënuan në pjesën e parë, derisa të fitores Prishtina e realizoi në pjesën e dytë.

    Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me Berg që shënoi për 1-0 në minutën e 11-të.

    Prishtina reagoi në minutën e 44’, Otto John realizoi për 1-1, rezultatin e pjesës së parë.

    Në pjesën e dytë, Prishtina vazhdoi të shtynte përpara, duke mos iu frikësuar aspak norvegjezëve dhe kjo dha rezultat.

    Në minutën e pas një tollovie, Lode e devijoi topin duke dërguar në portën e tij, për t’ia dhuruar fitoren Prishtinës.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Norvegji dhe fituesi kalon në play-off, i cili është rrethi i fundit që siguron pjesëmarrjen në fazën grupore të garës së kategorisë së tretë në futbollin evropian.

    Prishtina do ta shkruante historinë nëse e arrin play-off’in duke u bërë klubi i parë kosovar që arrin kaq larg në kualifikime për një garë evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!