Teuta nuk doli të shmangte humbjen ndaj Shamrock Rovers në udhëtim, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Skuadra shqiptare pësoi gol sapo nisi koha shtesë, duke lënë gjithsesi gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit në takimin e kthimit në Shqipëri pas humbjes 1-0.
Përfundoi 1-0 kjo ndeshje e zhvilluar në “Tallaght Stadium” të Dublinit, ku vendosi goli i 17-vjeçarit Emahku, i aktivizuar në minutën e 83-të.
Në minutën e 20-të erdhi rasti i parë i rrezikshëm për Shamrock me anë të Mandroiu, por tentativa e tij u ndal mjaft bukur nga Stivi Frashëri. Pranë golit vendasit.
Në të 39-tën provuan të rrezikonin durrsakët me Taulant Seferin, por tentativa e sulmuesit të Kombëtares u ndal nga mbrojtësit e Shamrockut.
Stivi Frashëri ndali në disa raste vrullin e vendasve edhe në pjesën e dytë dhe vetëm pak sekonda pasi gjyqtari i katërt akordoi 6 minutat shtesë, erdhi goli i vendëse me autor Emhakun, që shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së “Djemve të Detit”, që u shpërqendrua pikërisht në momentin më delikat, kur u mendua se sfida do të mbyllej pa gola
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.