Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar 9 mijë e 537persona.
Me dozën e parë janë vaksinuar 305 mijë e 567 persona. Ndërkaq, dozën e dytë e kanë marrë 164 mijë e 290 persona. Numri total i dozave të administruara është 439 mijë e 457.
Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se janë regjistruar edhe 195 raste të reja me COVID-19, si dhe dy raste të vdekjes.
Sipas Ministrisë numri më i madh i rasteve aktive është në Prishtinë ku janë 32 raste aktive.
Pas Prishtinës vjen Komuna e Gjilanit me 24 raste aktive, kurse Ferizaj është me 22 raste aktive. Komuna e Pejës ka 21 raste aktive, ajo e Gjakovës me 14 raste aktive. Komuna e Rahovecit ka 12 raste aktive, Komuna e Fushë Kosovës ka 9 raste aktive kurse ajo e Vitisë ka 6 raste aktive.
Ndërkaq me nga 5 raste aktive janë Klina, Kaçaniku, Gllogoci, Vushtrria, Podujeva, Prizreni dhe Lipjani. Kurse Mitrovica dhe Istogu kanë nga 4 raste aktive.
Me 3 raste aktive është Komuna e Obiliqit. Kurse Deçani dhe Skenderaj kanë nga 2 raste aktive dhe me vetëm 1 rast aktiv është komuna e Suharekës, Shtimes dhe Dragashit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.