Në vlugun e tërë këtyre reagimeve për prishjen sensacionale të negociatave mes Barcelonës dhe Messit për kontratën e re, po qarkullon një lajm i para dy viteve.
Barça ka dalë me komunikatë zyrtare ku ka pranuar se ka ndarë rrugët me lojtarin më të mirë të vetë në histori, duke i thënë madje edhe lamtumirë.
Për ta nënvizuar impaktin që Messi ka te njerëzit nëpër botë, fansat në internet po rikthejnë në pah storien e fansit të flaktë të Messit, Alex Dinu.
Dinu kishte vrarë veten pasi Argjentina dhe Messi kishte dështuar ta fitonte Kupën e Botës më 2018, ku ishte mposhtur në finale nga Kroacia.
30-vjeçari para se të vetvritej, kishte lënë një shënim në dhomën e tij ku kishte shkruar:
”Asgjë nuk ka mbetur për mua të shoh në këtë botë. Po largohem. Askush nuk është përgjegjës për vdekjen time.”
Para se policia të gjente edhe këtë shënim:
”Messi, jeta ime është për ty, duke pritur që ti ta ngrisësh Kupën e Botës,” ishte shkruar në një libër të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.