Presidenti i Barcelonës zyrtarisht ka zbuluar arsyen e largimit të Lionel Messit.
Joan Laporta, në konferencë për media ka shpjeguar se klubi dhe Messi kishin arritur akordin për rinovimin e kontratës, por fair play financiar nuk e lejoi një gjë të tillë.
Sipas tij, rinovimi me Messin mund ta fuste klubin në një rrezik për 15 vjetët e ardhshme dhe kështu, vendosën që të sakrifikojnë më të mirin në botë për të mirën e klubit.
“Barcelona është më e rëndësishme se të gjithë, përfshirë se lojtari më i mirë në botë. Ne gjithmonë do të jemi falënderues ndaj tij”, deklaroi Laporta.
Ai gjithashtu tha: “Trashëgimia e Messit është e shkëlqyeshme. Epoka më e mirë në historinë e FC Barcelona. Tani fillon një epokë e re, një pas Leo Messit, siç ndodhi me lojtarët e tjerë në historinë e Barçës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.