Gjithçka duket gri në qiellin e Mugla të Turqisë, një nga zonat më të goditura nga flakët.
Mediat e huaja raportojnë se këto janë pamjet me dron të dëmeve të shkaktuara nga flakët që vijojnë të jenë aktive prej 10 ditësh në Antalia.
Ndërkohë që shumë lagje janë shkrumbuar,të vetmit banorë në zonat e prekura nga zjarri janë vetëm zjarrfikësit të cilët prej disa ditësh po luftojnë në vijën e parë të betejës me zjarret.
Të gjithë po largohen për në zona të tjera të vendit për t’i shpëtuar rrezikut. Dikush ikën me makinën personale, me autobus apo me mjete lundruese. Mes tyre ka edhe shumë fëmijë, të moshuar dhe turistë që kishin shkuar në Antalja për të kaluar pushimet.
Raportohet gjithashtu se prej përmasave të mëdha që ka zjarri, në disa zona është e pamundur të ndërhyhet nga toka kështu që lufta më e madhe po vijon nga ajri, me avion dhe helikopter.
Veç mjeteve të autoriteteve turke, kanë mbërritur ndihma edhe nga shtete të tjera ndërsa disa helikopterë janë marrë me qira nga Rusia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.