Në lagjen Kristal në Pejë gjatë vitit 1999 u maltretuan shumë shqiptarë, 5 nga ta u vranë.


Doli nga dera e shtëpisë për të parë çfarë po ndodhte. Por kur doli, Zhuj Mehaj pa paramilitarët serbë të cilët e ftuan.

Atëkohë plaku nga Peja, mezi kishte ecur në drejtim të serbëve, duke e ditur se çfarë e priste.

Reklamë

20 vjet më vonë, Mehaj tregon për T7 se çfarë i kishin thënë paramilitarët e Serbisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZqApGBx-UuU

Por atë e kishin shpëtuar 1.000 markat që ia dhuroi serbëve.

E, në masakrën e lagjes së Kristalit mbetën 5 të vdekur.

Rrustem Nikçi ende mban fotot e varrosjes së babait. Nikçi thotë se e varrosën babait me frikën se do t’ia marrin kufomën.

Reklamë

Ai tregon se babai i tij, Shabani, që atëbotë ishte 72 vjeçar, u vra nga një snajperist serb.

E fatin e njëjtë e kishte pësuar edhe babai i Rëxhë Nikçit, Aliu, të cilin e vranë së bashku me vëllain.

Ai tregon se e njohu babain e tij nga çelësat e shtëpisë, pasi trupi i tij ishte djegur tërësisht nga serbët.

Shtëpitë e familjes Nikçi u dogjën e familjarët e tyre u përzënë nga vendi ku jetonin.

Reklamë

E për të gjitha krimet në lagjen Kristal të Pejës, Prokuroria Speciale e Kosovës nga ngritur aktakuzë ndaj një personi.

Ai dyshohet për krime lufte gjatë vitit 1999 në Pejë.

I dyshuari Z.DJ. sipas Prokurorisë Speciale jeton në Beograd.