Një burrë ka therur me thikë të paktën dhjetë pasagjerë në një tren në kryeqytetin japonez, Tokio, duke i lënë të lënduar rëndë të paktën dy prej tyre.
I dyshuari është arrestuar nga policia, pasi paraprakisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lënë prapa vetes armën e krimit.
Departamenti i fikjes së zjarreve në Tokio ka raportuar se të paktën dhjetë pasagjerë janë dërguar në spital, si pasojë e lëndimeve.
Sulmi ka ndodhur afër stacionit Seijogakuen, në kohën kur në kryeqytetin japonez po zhvillohen Lojërat Olimpike.
Një dëshmitar i rastit ka bërë të ditur se udhëtarët kanë nisur që të panikojnë dhe kanë nxitur drejt portave të daljes. Një tjetër dëshmitar ka thënë për agjencinë japoneze të lajmeve NHK të ketë parë udhëtarë të kapluar në gjak tek dalin nga treni.
Policia ka refuzuar që të komentojë lidhur me hollësitë e sulmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.