×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarrfikësit ia shpëtojnë shtëpinë nga zjarri Bekë Berishës

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 19:03

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka njoftuar se zjarrfikësit e Istogut e kanë shpëtuar nga djegia shtëpinë e tij.


    Me këtë rast, Berisha i ka falënderuar zjarrfikësit përmes një postimi në Facebook.

    “Falemnderit për zjarrfikësit e Istogut. Shpetuan shtepinë time sot , dhe famenderit per angazhimin e tyre për çdo ditë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Vendi po vazhdon të përballet me zjarre nëpër rajone të ndryshme, ndërsa situata më serioze vazhdon të jetë në Bjeshkët e Nemuna.

    Si pasojë e erërave të forta, janë përhapur vatra të zjarrit në disa pjesë të fshatit Shtupeq i Madh të Rugovës. Qindra hektarë janë përfshirë nga zjarri që ka marrë përmasa më të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!