×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj tregon se a do ta pranonte Uran Ismailin me bujtë

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 20:59

    Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me garën për kryeqytetin.


    Ai e ka quajtur garë të fortë betejën për të parin e Prishtinës, ndërkohë që ka komentuar edhe fushatën e kundërkandidatit nga PDK, Uran Ismaili.

    I pyetur nëse Haradinaj do ta pranonte Ismalin të bunte në shtëpinë e tij, ai u shpreh se shtëpia e tij është e hapur për çdo qytetar të Kosovës.

    “Uranin e kam pasur në shtëpi me dhjetëra herë”, ka thënë ai për T7, ndërkohë që ka treguar se më të ka miqësi shumë të mirë.

    Haradinaj po ashtu u shpreh se megjithatë fushata e tij dallon shumë me atë të Ismailit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!