×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr në malin mbi Kalimash, flakët po i afrohen Rrugës së Kombit

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 8:11

    Ka vijuar të jetë aktive vatra e zjarrit në qarkun e Kukësit. Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi.


    Në mbrëmje flakët janë përhapur deri pranë Rrugës së Kombit. Forcat zjarrfikëse kanë punuar nga toka ndërsa në ndihmë të tyre ka qenë edhe një helikopter.

    Operacioni për shuarjen e zjarrit është ndërprerë natën dhe pritet që të rifillojë në mëngjes. Në Kukës, edhe më herët gjatë këtyre ditëve ka patur vatra zjarri të cilat janë fikur totalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!