×
  • Lajme
  • Lajme

    57% e qytetarëve të Ballkanit nuk u besojnë qeverive të tyre

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 18:29

    68% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se ligjet nuk zbatohen në mënyrë efektive. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga “Barometri i Ballkanit”.


    Parlamenti dhe gjykatat janë institucionet publike më pak të besuara në Ballkanin Perëndimor. 61% e qytetarëve nuk u besojnë këtyre institucioneve.

    Edhe niveli i mosbesimit tek qeveritë është i lartë. 57% e qytetarëve nuk kanë besim në to. Rreth 50% e tyre nuk besojnë as tek institucionet e auditimit.

    Korrupsioni mbetet një nga problemet më madhore në Ballkanin Perëndimor. Kjo shihet në perceptimin e qytetarëve të këtyre vendeve, mbi nivelin e korrupsionit në administratë publike dhe shërbime.

    78% e tyre mendojnë se partitë politike janë të korruptuara. 76% kanë të njëjtin mendim edhe për sistemin gjyqësor. 75% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë se doganat janë të kapura nga korrupsioni.

    Për 74% të tyre ky fenomen haset edhe tek ofruesit e kujdesit shëndetësor. 71% e qytetarëve të këtyre vendeve shprehen se edhe asambleja e të zgjedhurve nga populli, parlamenti, është i korruptuar.

    Barometri i Ballkanik është sondazhi i përvitshëm i opinionit publik, porositur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për vlerësimin socio-ekonomikë e politikë si dhe integrimin rajonal dhe evropian, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Euronews Albania/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!