×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Visar Duriqi: Nuk kam pranuar pagesa nga ‘spiuni rus’

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 21:46

    Gazetari Visar Duriqi ka reaguar ndaj një portali lidhur me një audio-incizim ku pretendohet se Duriqi ka pranuar para nga një person i quajtur Halit Sahitaj në këmbim të publikimit të disa artikujve.


    Duriqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka mohuar se ka marrë para nga personi në fjalë, siç aludohet në audio-incizim, derisa thotë se “asnjë artikull që i konvenon Halit Sahitajt nuk është publikuar në Insajderi”.

    “Une nuk kam pranuar pagesa nga spiuni rus, Halit Sahitaj. Asnje artkull qe i konvenon Halit Sahitajt nuk eshtr publikuar ne Insajderi”, ka shkruar ai.

    Tutje, ai ka shpërndarë edhe audio-incizimin e gazetës ‘Insajderi’ ku ofrohet dëshmi se gazetari Duriqi kishte refuzuar paratë nga Sahitaj.

    Në audio-dëshminë e ‘Insajderit’, gazetari Visar Duriqi dëgjohet duke i refuzuar paratë e ofruara nga Halit Sahitaj në një takim që kanë pasur pak para se të transmetohet dokumentari nga Insajder-i mbi lidhjet e Sahitajt me agjenturat ruse.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!