×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje të gjata të bashkatdhetarëve në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 23:43

    Vazhdon të ketë edhe sonte kolona të automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po presin për të dalë dhe hyrë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.


    Në raportin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 22:34), thuhet se mërgimtarët tanë, që po kthehen nga pushimet, po presin gjatë në pikë-kalimet kufitare me Serbië në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

    Për ta kaluar kufirin në Merdar, po presin dy orë e gjysmë, kurse 30 min për të hyrë në Kosovë, raporton Telegrafi.

    Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, në dalje po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse në hyrje rreth një orë e gjysmë.

    Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjatë.

    Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!