Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone ku ishin përfshirë edhe në rrahje.
Përveç tyre, në rrahje janë përfshirë dy familje, apo gjithsej 7 të dyshuar meshkuj e femra.
Disa prej tyre, siç njofton Policia, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QMF-në e Dragashit.
“Dragash 07.08.2021 – 06:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishin përfshi në rrahje, ku përveç tyre në rrahje janë përfshirë dy familje. Në rrahje kanë qenë të përfshirë nga dy familjet shtatë te dyshuar meshkuj dhe femra ku disa prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Dragash. Me vendim të prokurorit dy nga te dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.