Një numër i madh udhëtarësh janë grumbulluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në bazë të disa pamjeve shihen qindra persona të mbledhur para aeroportit “Adem Jashari”.
Udhëtarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e EO, nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, ditë më parë, një gjë e tillë ka ndodhur në aeroport. Fluturimet të cilat ishin planifikuar të realizoheshin në ora 2:00 të mesnatës drejt Holandës ishin shtyre për në ora 4:00 por udhëtarët u detyruan përsëri të ktheheshin në shtëpi pas lajmërimit se do të udhëtojnë pas një dite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.