×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 22:08

    Profesori universitar, Blerim Latifi, i ka reaguar gazetarit Mustafa Nano për statusin e tij lidhur me ardhjen e këngëtarit që frymëzoi masakrat në Kosovë, Goran Bregoviq, në Korçë.


    Mustafa Nano ka reaguar për ftesën që Bashkia e Korçës ia ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviq, për Festën e Birrës. Në këtë debat, Nano nuk ka nguruar të dalë krah kërngëtarit serb.

    Nano thotë se ka shqiptarë që duan ta dëgjojnë, dhe se Bashkia e Korçës nuk mund ta refuzojë Bregoviqin vetëm sepse “kështu duan disa policë të mendimit e disa gardianë të patriotizmit”.

    Latifi ka reaguar duke i kujtuar Nanos të bëmat e shtetit serb në Kosovë.

    “Të kujtosh mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë nga shteti serb, të kujtosh 20 mijë gra shqiptare të përdhunuara nga ky shtet, e mbi 1133 fëmijë të vrarë po nga ky shtet, për Mustafa Nanon do të thotë të mbetesh peng i nacionalizmit vulgar e folklorik.”, ka shkruar ai.

    Latifi ka shtuar edhe më tutje duke thënë se një karakter i tillë nuk mund të përshkruhet ndryshe pos me me një fjalë të cilin e ka përdorur edhe ish-publicisti i njohur, Faik Konica.

    “Si të përshkruhet një karakter i tillë? Konica e ka termin më të mirë të mundshëm për këtë punë: ZUZAR”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!