Është përkeqësuar gjendja e njërit prej grevistëve të Lumasit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Ylmi Shuaipi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Ylmiu ka shfaqur probleme me hipertensionin dhe mjekët ja kanë ndaluar që të qëndrojë në grevë.
Prej 6 ditësh banorët e Lumasit janë në grevë për ujëvarën e Sinecit.
Ndërkohë që grevistët janë në ditën e tyre të gjashtë të grevës së urisë, banorët e Lumasit kanë vijuar për çdo ditë protestat e tyre në kanionin e Sinecit.
Beteja për ujin e burimit të Sinecit vazhdon prej 4-muajsh,duke u shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes banorëve me firmën dhe policinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.