Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka festuar të shtunën 60 -vjetorin e lindjes në vendpushimin e njohur Martha Vineyard në Masaçusets.
Edhe pse kishte njoftuar më parë anulimin e festës, pas kritikave që mori për përhapjen e mutacionit “Delta”, duket se ajo u zhvillua dhe madje me numrin ekstrem prej 400 të ftuarish.
Në videot e postuara në llogarinë e saj në Instagram nga këngëtarja 50 -vjeçare Erika Bandou një nga të ftuarat, Obama shihet me një mikrofon në dorën e tij në qendër të skenës me turmën e mbledhur rreth tij dhe kërcen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.