×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, në web-faqen e MSh-së mund të informoheni në kohë reale mbi procesin e vaksinimit

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 10:32

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin antiCOVID.


    Tani në faqen e tyre në kohë reale mund të ndjeket trendi i vaksinimit.

    Po ashtu, kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që nuk janë vaksinuar që ta bëjnë atë sa më parë.

    Njoftimi i plotë i MSh-së:

    Është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19 në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

    Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

    Atë mund ta gjeni lehtë në ëeb faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard.

    Aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

    Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

    Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!