Leo Messi ka zbarkuar në Parisi dhe aventura e re me klubin tashmë ka filluar.
Lojtari ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti tifozët që ishin në aeroport, ndërsa tashmë është rrugës për të kryer testet mjekësore.
Messi do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës.
Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht te PSG, ishte gati për t’ia dorëzuar.
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 10, 2021
Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.
Ylli argjentinas do të preferojë njërin mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.