×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy vatra të reja në Kalimash, vazhdon puna për izolimin e zjarreve

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 19:54

    Zjarret mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së hënës morën përmasa të frikshme të ndihmuara nga era aq sa per pak situata do te dilte jashtë kontrolli.


    Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Shqiptare me ato të Kosovës bënë që zjarri mbi tunel të vihej nën kontroll dhe të mos rrezikoheshin banesat dhe as bllokimi i tunelit.

    Por ndërsa situata dukej nën kontroll, të martën u rikthye sërish problematika në Mirditë, në hyrje të tunelit ku ndodhet fshati Thirrë. Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar sërish në malësinë e këtij fshati dhe po përparojnë me shpejtësi.

    Drejtori i Zjarrfikësve të Mirditës, Agim Lleshaj shprehet se ndërhyrja në këto vatra bëhet e pamundur për shkak të terrenit.

    Një banor i fshatit Thirrë u shpreh se ky është zjarri më i keq që ka parë në 80 vite jetë. Sipas tij fajtorë janë njerëzit.

    Në Mirditë është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Domgjon. Forcat e Armatosura Shqiptare po veprojnë së bashku me ato të Kosovës për ti vënë nën kontroll vatrat./TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!