×
  • Sport
  • Sport

    Messi në konferencën e parë: Largim i vështirë nga Barcelona, por i lumtur që i bashkohem PSG-së

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 11:26

    Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.


    PSG konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.

    Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

    Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë, transmeton telegrafi.

    34-vjeçari tashmë ka folur fjalët e para në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG-së, teksa ka vënë theksin edhe te largimi i tij nga Barcelona.

    “Largimi nga Barcelona ishte shumë e vështirë. Por, jam shumë i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germain, klubit ambicioz me një ekip të nivelit të lartë”.

    “Ata kanë qenë shumë të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, ka thënë Messi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!