Ylli i PSG-së, Lionel Messi më në fund ka thyer heshtjen duke folur për kalimin në “Parkun e Princave”.
Argjentinasi nënshkroi me PSG për dy vite me opsion për një tjetër, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, sot (e mërkurë) në konferencë për shtyp tha se ndihet i lumtur që do luajë pranë Neymar dhe Mbappe, derisa foli edhe për vështirësitë që kishte kur vendosi të largohet nga Barcelona.
“I lumtur që jam këtu, edhe pse ishte shumë vështirë të largohesha nga Barcelona. Sapo njoftimi për largimi doli, Leonardo dhe skuadra menjëherë me kontaktuan. Ishte shumë e drejtpërdrejtë”.
“Largimi nga Barcelona ishte shumë i vështirë, pas shumë vitete, por sapo arrita këtu isha i lumtur, shumë i motivuar dhe emocionuar. Ndodhi shumë shpejtë, por jam duke e shijuar”.
“Të luajë me Neymar dhe Mbappe është çmenduri dhe jam i lumtur për këtë. Transferime spektakulare dhe entuziazëm për të nisur. Është e bukur që do e shijojnë të gjithë”.
Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë, derisa do fitojë rreth 35 milionë euro për sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.