Pothuajse gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit është përmendur vetëm emri i tij. Aktivitetet e tij bamirëse gjatë këtij muaji kanë larguar trishtimin nga shumë zemra të vuajtura, shkruan Reporteri.net.
Ai u kthye nga diaspora me misionin e tij humanitar për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në vendin më të varfër në Evropë, Kosovën.
Me Shoqatën e tij bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ai ka fituar besimin e shumë njerëzve në Kosovë të cilët dhurojnë shuma të mëdha parash për familjet në nevojë.
Në fillim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kastrati kishte premtuar ndërtimin e 100 shtëpive për familjet në nevojë, duke bërë që ditën e sotme të Fitër Bajramit këto familje ta presion jo më me lotë trishtimi, por me lotë gëzimi.
Komuna e Deçanit, Skenderajt, Lipjanit, Fushë Kosovës, Rahovecit, Suharekës ishin vetëm disa nga lokacionet ku shumë nevojtarë u bënë me shtëpi të reja. 15 të tilla janë ndërtuar madje edhe në Kukës të Shqipërisë.
Përveç kësaj në kuzhinën e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” pothuajse çdo ditë janë shtruar iftare për besimtarët si dhe janë shpërndarë shumë ndihma humanitare.
Kastrati ka premtuar, se deri në fund të vitit 2019, planifikojnë të finalizojnë ndërtimin e 800 shtëpive. /Reporteri.net