×
  • Sport
  • Sport

    Ramos e fton Messin me familje të qëndrojë te shtëpia e tij

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 7:22

    Sergio Ramos ka reaguar pas transferimit të Leo Messit në Paris Saint-Germain.


    Dihet tashmë për armiqësinë e tyre në kohën kur Ramos luante për Realin dhe Messi për Barcelonën, ndërsa që nga ky sezon do të luajnë së bashku.

    Ndërsa, Ramos përveç që i ka uruar mirëseardhje, e ka ftuar Messin me familje të qëndrojë te shtëpia e tij.

    “Nëse ti dhe familja jote preferoni të qëndroni në shtëpi sesa në hotel, mund të qëndroni tek unë” – raportohet t’i ketë thënë Ramos Messit, shkruan El Pais.

    Paraprakisht, Ramos në profilin e tij në Twitter shkroi: Kush do të thoshte që do të vinte dita të luanim bashkë?

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!